Muzaka: Tirana dhe Partizani nuk po ndjekin shembullin e Skënderbeut

Muzaka: Tirana dhe Partizani nuk po ndjekin shembullin e Skënderbeut

22:28, 06/12/2020

I ftuar në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV është ish-futbollisti Gjergji Muzaka.

Ish-mesfushori ka luajtur me të dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, teksa dha mendimin e tij për derbin e së premtes, që u mbyll 0-0.

“Ishte një situatë jo normale në këtë derbi. Unë kam luajtur disa derbe, me të dy ekipet dhe e di mirë se si është të kesh apo jo mbështetjen e tifozëve. Luhej pa tifozë dhe atmosfera nuk ishte ajo e duhura. Vëmendja ishte vetëm te lojtarët dhe kjo është e vështirë për ta, ndaj dhe solli një lojë të vakët.

Më vjen keq të them që Tiranës po i ndodh e njëjta gjë si me Partizanin vjet, që nuk vazhdoi ciklin e fituesit. Edhe Tirana, pasi u shpall kampion, nuk po e bën që të jetë dominuese. Asnjë nga ekipet e kryeqytetit nuk po ndjek shembullin e Skënderbeut, që vazhdoi për disa sezone të mbizotërojë në futbollin shqiptar”, deklaroi Muzaka në “Fair Play” në Syri TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco