Gëzdari në ‘Fair Play’: Ishte një derbi frikacakësh

Gëzdari në ‘Fair Play’: Ishte një derbi frikacakësh

22:19, 06/12/2020

Të premten u luajt derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i cili përfundoi në barazim pa gola, teksa ishte një ndeshje larg pritshmërive që kanë dy prej ekipeve më të mira në vend.

Specialisti i futbollit, Edmond Gëzdari, e quajti një “derbi frikacakësh”.

I ftuar në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV, Gëzdari u shpreh: “Derbet në 90 përqind të rasteve kështu janë. Të dy ekipet ruhen. Ishte një derbi frikacakësh. Të dy ekipet ishin të trembura. Asnjëra nuk donte të humbte. Partizani nuk donte të humbte për ta mbajtur Tiranën poshtë në renditje, ndërsa Tirana për të mos vështirësuar situatën që ka. Gjatë 90 minutave, Tirana bëri diçka më shumë se Partizani, por nuk ka sulmin e duhur dhe kjo solli që të mos kishte gol”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco