Serie A/ Napoli ‘poker’ ndaj Crotones, ngjitet në vend të tretë

Serie A/ Napoli ‘poker’ ndaj Crotones, ngjitet në vend të tretë

20:22, 06/12/2020

Pa Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin që nuk ishin as në stol, Napoli bëri detyrën në transfertën kalabreze ndaj Crotones, duke marrë një fitore të thjeshtë me shifrat e thella 0-4.

Protagonist ishte Lorenzo Insigne, i cili zhvilloi një paraqitje të kënaqshme me një gol dhe një asist, dhe Dries Mertens, i cili dhuroi dy asiste.

Goli i parë i sfidës u shënua nga Insigne në minutën e 31-të.

Dyfishimi erdhi nga Hirving Lozano pas një krosi të Insigne në minutën e 58-të.

Deme realizoi të tretin në minutën e 76-të, pas një kundërsulmi “vrastar” të të kaltërve.

Takimin e mbylli Petanja me “pokerin” e tij në minutën 90+1’.

Napoli me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 20 pikë aq sa Juventusi i vendit të katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco