Manuel Neuer shpallet ‘Portieri më i mirë i vitit 2020’, barazon me çmime Bufon dhe Casillas

Manuel Neuer shpallet ‘Portieri më i mirë i vitit 2020’, barazon me çmime Bufon dhe Casillas

19:01, 06/12/2020

Manuel Neuer është shpallur “Portieri më i mirë i vitit 2020” nga Instituti i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Kapiteni i Gjermanisë dhe Bayern Munchen ka siguruar 320 pikë, duke lënë shumë pas sllovenin e Atletico Madridit, Jan Oblak me 40 pikë.

Image

Në këtë mënyrë, 34-vjeçari barazon dy legjendat e portës, Gianluigi Bufon dhe Iker Casillas, të cilët e kanë fituar këtë çmim 5 herë në karrierë.

Neuer është shpallur 4 herë radhazi “Portieri më i mirë i vitit” në periudhën 2013-2016.

“Tripleta” e këtij sezoni me Bayernin si dhe paraqitjet vendimtare në Ligën e Kampioneve e shpallën Neuer si gardianin më të mirë të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco