Ish-presidenti i FIFA-s kalon Koronavirusin, 84-vjeçari tregon simptomat

Ish-presidenti i FIFA-s kalon Koronavirusin, 84-vjeçari tregon simptomat

19:20, 06/12/2020

Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka kaluar Koronavirusin.

84-vjeçari, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 muajin e kaluar, rrëfeu për herë të parë pasojat e virusit, duke treguar se gjatë izolimit, vetëm një ditë është ndjerë keq nga shëndeti.

“U preka nga Koronavirusi. Qëndrova në izolim për dy javë dhe tani jam kthyer. Nuk kam simptoma dhe jam gati të luftoj sërish Kam patur vetëm ftohtë dhe temperaturë të lartë. Një natë nuk jam ndjerë mirë. Isha në Zyrih dhe kur u ktheva në banesë shkova të takoja doktorin. Ai më dërgoi menjëherë në spital dhe pasi më testuan rezultova pozitiv me COVID-19. Por, nuk kisha simptoma dhe tani ndihem më mirë”, deklaroi Blater.

Ish-bankieri zviceran drejtoi FIFA-n për 17 vite në periudhën 1998-2015.

Ai dha dorëheqjen pas skandaleve korruptive në institucionet e larta të futbollit së bashku me Mishel Platininë, i cili shërbeu si president i UEFA-s.

Blater është përjashtuar për 6 vite nga FIFA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco