Përfunduan dy sfidat e Serisë A italiane, të vlefshme për javën e 10-të.
Dy ndeshjet e orës 15:00, Roma-Sasuolo dhe Parma-Benevento kanë përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.
Një rezultat zhgënjyes ky për kryeqytetasit, të cilët luajtën më shumë se një pjesë me 10 lojtarë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, u aktivizua titullar me romanistët.
Vlen për t’u theksuar se sfida tjetër e orës 15:00, Udineze-Atalanta, u shty për arsye të kushteve të rënda atmosferike.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: