Ndodh edhe kështu/ Arrestohet boksierja, rrahu për vdekje bashkëshortin 61-vjeçar

Ndodh edhe kështu/ Arrestohet boksierja, rrahu për vdekje bashkëshortin 61-vjeçar

16:33, 06/12/2020

Një boksiere profesioniste nga Brazili, Viviene Obenauf, është arrestuar, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortit të saj 61-vjeçar.

Trupi i tij u gjet i pajetë në banesën që çifti ndante në Zvicër.

Mediat vendase shkruajnë se Obenauf e rrahu për vdekje burrin e saj.

34-vjeçarja i dha fund karrierës së saj një vit më parë, pasi humbi ndaj Terry Harper.

Në boks ajo ka një bilanc prej 14 fitoreve dhe 6 humbjeve.

Pasi u tërhoq nga sporti, ajo hapi palestrën e saj.

Edhe një ish-partner i saj e ka denoncuar atë disa herë për dhunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco