Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Dembele dëmtohet sërish

Nuk kanë fund telashet për Barcelonën, Dembele dëmtohet sërish

14:23, 06/12/2020

" Ai ka shumë cilësi, është shumë i shpejtë. Ndjehet mirë fizikisht dhe çdo trajner do ta kishte të vështirë të merrte vendime kur sheh një futbollist të luaj ashtu siç po luan ai, ” deklaroi të premten në një konferencë shtypi, Ronald Koeman, i cili nuk kishte hezituar t'i jepte shiritin e kapitenit Ousmane Dembele-s kur Sergio Busquets ishte larguar nga fusha në ndeshjen ndaj Ferencvaros, në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e ditës së djeshme, ku Barcelona u mund nga Cadiz me rezultatin 2-1, sulmuesi francez u aktivizuan në pjesën e dytë, por pa arritur të lërë gjurmë.

Por sikur të mos mjaftonte humbja e ndeshjes ndaj Cadiz, Barça është zgjuar këtë mëngjes me një lajm vërtet tronditës. Dembele ka pësuar një tërheqje në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë për disa javë.

Klubi katalanas nuk ka dhënë detaje për periudhën e rikuperimit, por Cadena SER bën me dije se ai do të jetë jashtë për dy ose tre javë.

Kjo nuk është hera e parë që francezi pëson dëmtim këtë sezon, teksa pak muaj më parë u ndal për shumë ditë. Historia e tij me dëmtimet tanimë është e njohur, qysh kur erdhi nga Dortmund. Dembele I bashkohet listës së të dëmtuarve si Pique, Ansu Fati dhe Sergi Roberto.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco