Solskjaer me dhimbje koke, humb dy futbollistë të rëndësishëm për sfidën ndaj Leipzig

Solskjaer me dhimbje koke, humb dy futbollistë të rëndësishëm për sfidën ndaj Leipzig

12:30, 06/12/2020

Manchester United arriti të fitonte në transfertë ndaj West Ham me rezultatin 3-1.

Mirëpo për “Djatë e kuq” nuk pati vetëm lajme të mira nga sfida e djeshme. Sulmuesi uruguaian. Edison Cavani, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 46-të në ndeshjen kundër klubit londinez, do të qëndrojë për disa ditë jashtë fushave, për shkak të një dëmtimi muskulor.

Një goditje e rëndë për skuadrën e United, që i duhet të bëjë në ndeshjen ndaj Leipzig në Ligën e Kampioneve, pa një lojtarë si Cavani. Martial gjithashtu u zëvendësua gjatë takimit. Edhe futbollisti 25 vjeçar pritet të mungojë ndaj skuadrës gjermane.

“Ne humbëm Anthony Martial, si dhe Edinson gjatë ndeshjes. Ata nuk mund ta vazhdonin më lojën. Shpresoj mos të jenë dëmtime serioze. Mjekët e klubit do të shohin shkallën e dëmtimit te lojtarët. Shpresojë që të jenë në dispozicion së shpejti " tha Ole Gunnar Solskjaer në një konferencë shtypi pas takimit. Shkalla e dëmtimit të Cavani ende nuk dihet, por uruguaiani po mbante pjesën e pasme të kofshës së djathtë kur doli nga fusha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco