VIDEO/ Arbitrat dënojnë Apoloninë, shihni gafën te goli i Kukësit

VIDEO/ Arbitrat dënojnë Apoloninë, shihni gafën te goli i Kukësit

12:02, 06/12/2020

Apolonia humbi 1-0 ndaj Kukësit, në sfidën e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë Superiore. Por te klubi fierak ndihen të vjedhur nga mënyra se si arbitrat e drejtuan ndeshjen.

Kjo u kuptua edhe te deklarata e trajnerit Çoçlli pas ndeshjes, ku tha se ekipi i tij u penalizua sepse shihet si skuadër e vogël. Përveç rastit të penalltisë, te Apolonia pretendojnë se goli i Kukësit ishte i parregullt dhe me të drejtë.

Në minutën e 77’ Kukësi kryen me shpejtësi në rivënie anësore dhe në atë aksion shënon sulmuesi Eze. Megjithatë gabimi i dy arbitrave është se rivënia anësore ishte në favor të Apolonisë dhe jo të Kukësit, pasi dukej qartë që lojtari verilindor e dërgon topin jashtë. Një vendim i pakuptimtë ky i kryesorit Indrit Myrtja dhe anësorit, të cilët ishin shumë afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco