Zyrtare: PSG njofton 'divorcin' me futbollistin spanjoll

Zyrtare: PSG njofton 'divorcin' me futbollistin spanjoll

11:41, 06/12/2020

I transferuar në verën e vitit 2016 nga Real Madrid te PSG për shifrën e 25 milion €, Jese Rodriguez luajti vetëm 18 ndeshje (2 gola) në pak më shumë se 4 vjet me ekipin francez.

Image

I huazuar te Las Palmas, Stoke City, Betis dhe së fundmi te Sportingu i Lisbonës, mesfushori sulmuesi ishte bërë një barrë financiare për klubin e PSG-së.

Paga e tij prej 420,000 euro bruto në muaj e kishte shtyrë skuadrën parisiene të negocionte për një largim të parakohshëm, të cilin e ka arritur ditën e sotme. Përmes një postimi në faqen zyrtare klubi i Paris Saint Germain bëri të ditur se ka rënë dakord me lojtarin me ndërprerjen e kontratës, e cila skadonte në qershor të vitit 2021.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco