Inzaghi: Thomas është një nga nga më të mirët e Serie-A, unë nuk e harroj

Inzaghi: Thomas është një nga nga më të mirët e Serie-A, unë nuk e harroj

10:01, 06/12/2020

Portieri Shqiptar, Tomas Strakosha, nuk po kalon një periudhë të mirë te Lazio. Gardiani 25 vjeçar pasi mposhti koronavirusin u kthye në fushë, por nuk arriti të bindë me paraqitjet e zhvilluara me skuadrën bardhekaltër, duke përfunduar në stol.

Strakosha, u ul në stol nga Simone Inzaghi në sfidën ndaj Dormtundit në Ligën e Kampioneve dhe në ndeshjen e ditës së djeshme ndaj Spezias në kampionat.

Mirëpo, trajneri italian, pas takimit, ka theksuar se nuk e harron Tomasin, teksa shprehet se bëhet fjalë për një nga më të mirët e Serisë A.

“Portieri është një rol delikat. Strakosha është portieri jonë dhe do ta marrë veten, e do të marrë vendin e tij. Ky nuk duhet të jetë një problem, por një zgjidhje.

Reina tani po bën mirë dhe është një orientim për ne. Por, nuk harroj Tomasin, ka qenë një nga më të mirët e Serisë A dhe prej katër vitesh është këtu me ne”, u shpreh Inzaghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco