Doka: Partizani nuk kap as Europën, favorit për titull është...

Doka: Partizani nuk kap as Europën, favorit për titull është...

08:50, 06/12/2020

Deri pak kohë më parë ishte protagonist në fushë, ndërsa tani Albi Doka e sheh derbin mes Tiranës dhe Partizanit si spektatorë, pasi është pjesë e HNK Goricës në Kroaci.

 Në një intervistë për   “Super Sport”, mbrojtësi 23 vjeçar, tregoi përshtypjet që i kishte lënë derbi i fundit.

“Të them të drejtën, në derbi nuk më pëlqeu, as Tirana as Partizani. Pretendimi i minutës 49’, për mendimin tim, edhe jepej, edhe jo. Rasti i Muçit është penallti. Dua ta lidh me rastin tim, para 3 viteve, kur për të njëjtën gjë u akordua penallti për Partizanin. Nga Tirana më mungojnë shokët dhe daljet në kryeqytet.

Largimi i Egbosë: Në Shqipëri kështu është zakon, shkarkohen trajnerët shumë shpejt. Besoj se Tirana do të rikthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive. Drejtuesit e klubit këtu në Kroaci më thonë pse nuk martohem.

Pretendentët: Për mendimin tim, një nga favoritet e këtij sezoni është Teuta. Partizani e ka nisur mirë, por as Europën nuk do ta arrijë. E vështirë të them se kush e fiton titullin, pasi kampionatit i ka ikur cilësia këtë vit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco