Fitore e 3-të radhazi në Serie A, Interi mposht Bologna-n

Fitore e 3-të radhazi në Serie A, Interi mposht Bologna-n

22:57, 05/12/2020

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Bolognas.

Zikaltrit fituan me rezultatin3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Fillimisht ishte Romelu Lukaku që shënoi në minutën 16’ pas një asistimi të Ivan Perisic. Në fund të pjesës së parë, Marcelo Brozovic nga mesi i fushës gjeti me një pasim të saktë Achraf Hakimin i cili realizoi gol në minutën e 45’.

Me të nisur pjesa e dytë, Bologna bëri disa ndryshime dhe në minutën e 67’ shënoi Emanuel Vignato për rezultatin 2-1. Por, gëzimi i miqve zgjati vetëm tre minuta pasi në skenë u shfaq sërish Achraf Hakimi i cili shënoi në minutën 70’ për rezultatin final, 3-1.

Pas kësaj fitore Interi pozicionohet në vendin e dytë me 21 pikë të grumbulluara, dy më pak se kryesuesit e Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco