Befasia e madhe ka ndodhur në Maltë.
Në ndeshjen mes St. Andreës dhe Marsa, stadiumit i ikën dritat në momentin më kulminant të mundshëm në futboll.
Arbitri kishte akorduar penallti, lojtari goditi topin, portieri u hodh në drejtim të tij dhe pikërisht në këtë çast gjithçka u errësua në të gjithë qytetin.
Në fakt, zyrtarët e ndeshjes raportuan se ndeshja do të rinisë nga minuta kur u ndërpre, por nuk saktësojnë nëse 11-metërshi do të ekzekutohet sërish apo nëse ky 11-metërsh u realizua apo jo.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: