Bayern Munchen është ndalur në barazim ndaj RB Leipzig.
Bavarezët kanë marrë vetëm 1 pikë pasi barazuan 3-3 kundër Leipzig në ndeshjen e vlefshme për jaën e 10-të në Bundesliga.
Fillimisht ishin miqtë të cilët shënuan në minutën e 20′ m anë të Christopher Nkunku.
Por, nuk vonoi përgjigja e bavarezëve, në minutën e 25′ hyri në lojë 17 vjeçari Jamal Musiala, i cili në minutën e 30′ shënoi gol. Pas vetëm 4 minutash lojë, në minutën e 34′, Thomas Muller, kaloi vendasit në avantazh.
Përgjigja e skuadrës mike ishte e shpejtë, Justin Kluivert, realizoi për Leipzig në minutën 36′. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-2.
Në pjesën e dytë, Leipzig sërish shënoi për rezultatin 2-3, golin e realizoi Emil Forsberg në minutën 48′.
Bayerni reagoi sërish duke shënuar me Thomas Muller në minutën 75′, rezultati u barazua në 3-3.
Me këtë barazim, Bayern qëndron në vendin e parë me 23 pikë të grumbulluara, ndërsa RB Leipzig renditet e dyta me 1 pikë më pak.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: