VIDEO/ Juventusi fiton me përmbysje derbin ndaj Torinos

VIDEO/ Juventusi fiton me përmbysje derbin ndaj Torinos

20:09, 05/12/2020

Juventusi fiton me përmbysje derbin ndaj Torinos.

Bardhezinjtë mposhtën 2-1 Torinon në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

Derby della mole filloi me avantazhin e miqve, të cilët shënuan në minutën e 20′ përmes Christopher Nkunku. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin 1-0 të Torinos.

Në pjesën e dytë, ‘Bianconerët’ morën iniciativën ku shënoi Juan Cuadrado në minutën 57′, por goli i kolumbianit u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Juventusi nuk u dorëzua dhe barazuan rezultatin 1-1 me anë të Weston McKennie në minutën 77′ të ndeshjes. Me golin e tij, Leonardo Bonucci i dhuroi 3 pikëshin e artë Juventusit në minutën e 89’.

Juventus me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë 20 pikë të grumbulluara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco