Në merkaton e verës në mediat italiane dhe franceze u përfol për një kalim të Houssem Aouar nga Lyon te Juventus.
Mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi dhe së fundmi “L’Equipe” ka zbuluar arsyen e dështimit të këtij kalimi.
Sipas gazetës franceze ideja e klubit italian ishte të huazonte Frederico Bernardeschi-n te Lyon dhe të blinte Aouar për 55 milionë euro.
Gjithçka ishte gati, por marrëveshja dështoi sepse Bernardeschi kishte refuzuar transferimin në huazim te Lyon , duke preferuar të provonte veten te Pirlo.
Pas kësaj, Juve kishte menduar të blinte Aouar duke shfrytëzuar shitjen e Douglas Costa , i cili u huazua në fund të merkatos te Bayern Munich. Shumë vonë për të mbyllur marrëveshjen. Ndoshta ne do të flasim për këtë sërish në janar.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: