Allegri i shkel syrin Premier League: Dua të kem provojë në Angli!

Allegri i shkel syrin Premier League: Dua të kem provojë në Angli!

09:30, 05/12/2020

Massimiliano Allegri ngroh motorët dhe mezi pret të kthehet në drejtimin e një skuadre. Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, i intervistuar nga “The Times” , i shkeli syrin Premier League-s angleze: "Unë do doja të provoja Premier League. Në Itali kam kaluar katër vjet te Milan dhe pesë te Juventus.

Pres të punoj përsëri në Itali, ose në Angli, por është e vështirë. Për mua, futbolli anglez po përmirësohet sepse ka shumë trajnerë të huaj. Është më shumë taktik se dhjetë vjet më parë. Anglia tani është më e sofistikuar dhe taktike, por gjithashtu respekton traditën e futbollit anglez”, ishin fjalët e teknikut toskan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco