U luajt mbrëmjen e djeshme derbi i Berlinit mes Hertha-s dhe Unionit, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.
Bardheblutë arritën të fitonin me përmbysje 3-1 ndaj fqinjëve të tyre, falë Pekarik (51) dhe një dopiete të Piatek (74, 77). Golin e vetëm për Unionin e kishte shënuar Awoniyi (20).
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të njohur, Felix Brych, lojtarët e Hertha-s shkuan të festonin fitoren në derbi para tribunës së zbrazët në lindje të stadiumit, aty ku normalisht duhet të ishin përkrahësit e tyre më të zjarrtë.
Një gjest shumë domethënës, që tregon se sa shumë i mungojnë tifozët futbollit si dhe lojtarëve në fushë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: