Gjesti i saj bëri xhiron në rrjete sociale duke u komentuar pozitivisht por duke marrë dhe kritika, madje dhe kërcënime me vdekje.
Dhe është fjala për futbollisten spanjolle Paula Dapena e cila teksa shoqet e skuadrës së saj po mbanin një minutë heshtje për Maradonën, ajo ktheu kurrizin në shenjë proteste.
Por pratogonista e kësaj ngjarje shprehet se dhe mbas kërcënimeve ajo sërish do ta përsëriste gjestin e saj.
"Disa nga sjelljet e Maradonës janë të pafalshme dhe unë besoj se ai nuk duhet të konsiderohet idhull nga fëmijët - shpjegon ajo -. Mesazhet e solidaritetit të marra do të më jepnin forcën ta bëja përsëri''.
Për të, Maradona ishte një "përdhunuese dhe keqtrajtuese".
" Unë nuk bëra asgjë tjetër veçse u ula dhe ktheva shpinën, duke i lejuar të tjerët të bënin homazhe nëse kjo ishte ajo që ata dëshironin," i tha ajo La Repubblica.
Paula Dapena ka marrë fyerje të shumta për këtë, madje edhe nga gratë, gjë që i ka dhënë asaj një "trishtim" të thellë.
Gjesti i saj i shpërndarë nga mediat sociale, nuk ishte një qëllim në vetvete:
"Nëse shërben për t'i dhënë shikim problemit dhe për t'i shtyrë gratë e tjera të veprojnë dhe të mos kenë frikë, është në rregull" është shprehur futbollistja.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: