Torasa është dilema te Tirana për sfidën e sotme me Partizanin.
Deri në momentet e fundit në kampin bardheblu do të pritet nëse Agustin Torasa do të luajë në derbi.
E reja është se lojtari dje u stërvit normalisht me grupin, por frika është se gjuri i tij mund të ënjtet.
Stafi mjekësor po bën të pamundurën që argjentinasi të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e sotme derbi.
Torasa do të sakrifikojë edhe me gjilpëra nëse do të jetë e nevojshme.
Tirana do të jetë në fushë me të zakonshmin 4-2-3-1, ose siç pëlqen Dede 4-3-3.
Nuk ndryshon asgjë në repartet. Dyshimi i vetëm është Torasa, i cili nëse nuk luan do të zëvendësohet nga Sasraku, ndërsa Muçi do të spostohet më pas.
Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, ajo do të jetë e njëjtë si në takimet e tjera.
Në portë, Bekaj, në mbrojtje Toshevski, Najdovski, Hoxhallari e Ismajlgeci.
Në mesfushë, Batha e Giamfi, më përpara Danso, Torasa e Halili dhe sulmuesi i vetëm Muçi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: