Herdi Prenga ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e Rigës.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka fituar në dy sezone radhazi titullin kampion në Letoni, teksa vitin e fundit ka lënë gjurmë edhe me golat e tij.
Në 17 ndeshje të zhvilluara në kampionat, qendërmbrojtësi kuqezi ka shënuar 4 gola.
Prej tyre, edhe nga pika e bardhë e penalltisë, duke marrë përgjegjësi prej bomberi dhe lideri.
Klubi letonez, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se nuk do të rinovojë kontratën me qendërmbrojtësin 26-vjeçar.
Më herët, Prenga ka qenë pjesë e futbollit kroat, duke qenë pjesë e Dinamos së Zagrebit si dhe Lokomotivës së Zagrebit.
Me Kombëtaren shqiptare Herdi Prenga ka luajtur 2 ndeshje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: