Trajneri i portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi, humbi sot babanë e tij.
Lajmi u dha nga klubi shkodran në faqen zyrtare, ku bën me dije se i ati i pjesëtarit të stafit teknik kuqeblu është ndarë nga jeta.
Lekiqi punon prej vitesh si trajner i portierëve te Vllaznia.
NJOFTIMI I VLLAZNISË
“Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta babai i trajnerit të ekipit tonë Ideal Lekiqi. Klubi i Futbollit Vllaznia i qëndron pranë atij në këto momente të vështira duke i shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme e të dhimbshme të njeriut të shtrenjtë të tij!”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: