Mjekët bëjnë zbulimin tronditës për vdekjen e Maradonës

Mjekët bëjnë zbulimin tronditës për vdekjen e Maradonës

10:42, 02/12/2020

Vdekja e legjendës së futbollit botëror Diego Maradona po vazhdon të shkaktojë ende diskutime.

Në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit.

Ditën e sotme, një javë pas vdekjes, do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.

Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.

Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gramë, dyfishin e sasisë normale.

Ky element pritet të vlerësohet ditën e sotme në analizat që do të kryhen, së bashku me studimet e tjera toksikologjike, përmes së cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të ndërronte jetë. Këto analiza do të kryhen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco