Sane kthehet në lojtar stoli te Bayerni, Flick: Gabon shumë në pasime

Sane kthehet në lojtar stoli te Bayerni, Flick: Gabon shumë në pasime

10:09, 30/11/2020

Leroy Sane vazhdon të jetë një çështje te skuadra e Bayern Munchen.

Ylli gjerman nuk ka arritur të gjejë formën optimale, duke e nisur ndeshjen e së shtunës nga stoli.

Trajneri Hansi Flick e kritikoi lojtarin para ndeshjes, duke thënë se pret më shumë nga ai, pasi cilësitë nuk i mungojnë.

“Gabon shumë në pasime dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Leroy e di se çfarë duhet të bëjë”, kishte deklaruar Flick në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shtutgartin.

55-vjeçari i besoi sërish dyshes Coman-Gnabry në krahë, duke lënë Sane në stol.

Ai hyri në lojë vetëm në minutën e 69-të ku zuri vendin e Serge Gnabry.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco