Kombëtarja e femrave/ Trajneri kalon COVID-19, infektohet zëvendësi

Kombëtarja e femrave/ Trajneri kalon COVID-19, infektohet zëvendësi

17:58, 29/11/2020

Munguan ndaj Qipros në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi” dhe të fituar 4-0 nga vajzat tona, por situata në ekipin Kombëtar të femrave në prag të sfidës me Portugalinë ka ndryshuar.

Trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala, i janë nënshtruar të shtunën testeve COVID-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se po të shtunën kanë bërë tamponët edhe i gjithë delegacioni i kombëtares së femrave që do të niset për në Portugali, ku më datë 1 dhjetor do të zhvillohet ndeshja e radhës e eliminatoreve të Europianit.

Pas marrjes së përgjigjeve të analizave, bëhet me dije se futbollistja, Ezmiralda Franja dhe zv.trajneri Elis Legata kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të dy anëtarët e kombëtares janë karantinuar menjëherë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Skuadra ka udhëtuar sot drejt Portugalisë, ndërsa me grupin janë bashkuar edhe trajneri Grima, Hamidi dhe Shala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco