Kastrioti dhe Tirana përballen ditën e sotme mes tyre duke filluar nga ora 13:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Kategorinë Superiore.
Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë të marrin fitoren. Krutanët nuk njohin ende humbje në kampionat dhe do të kërkojnë të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.
Nga ana tjetër Tirana do të kërkojë me çdo kusht fitoren, për të bërë kthesën, duke ditur qe edhe në javën e ardhshme do të jetë derbi dhe duan të shkojnë me moralin e lartë në këtë ndeshje. Përsa i përket formacionit, trajneri i Tiranës, Nevil Dede i ka surprizuar të gjithë, teksa ka ulur në stol mbrojtësin Kristi Vangjeli.
Kastrioti: Hidi, Husein, Shkalla, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Rezi, Bardhi, Plaku, Da Silva. Trajner: R. Ndreu.
Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Hoxhallari, Najdovski, Nuriu, Batha, Gyamfi, Halili, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: N. Dede
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: