Në këto momente, Lazio po luan kundër Udineses në Serie-A. Skuadra bardhekaltër, ashtu siç u njoftua nga klubi dje pasdite, doli në fushë me një fanellë speciale. Një fanellë dedikuar, Diego Armando Maradona, i cili ndërroi jetë të mërkurën. Para fillimit të ndeshjes, drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare në një prononcim për “DAZN” thekson se ndeshja do të jetë e dedikuar për Maradonën.
“Me Maradonën ka ikur një pjesë e madhe e historisë së futbollit, do të jetë një ndeshje dhe javë e dedikuar për atë dhe për atë se çfarë i ka dhuruar futbollit botëror”, ishin fjalët e Tares.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: