Po luhet në këto momente ndeshja mes e Keciorengucu dhe Adana Demirspor, e vlefshme për javën e 11-të në ligën e dytë turke.
Vendasit po fitojnë me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e ka shënuar sulmuesi kosovar, Arb Manaj.
23 vjeçari bëri një lëvizje të bukur në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Për sulmuesin, që në Kosovë ishte pjesë e Trepça ’89, ky është goli i katërt në pesë ndeshje në kampionat, ndërkohë që ka shënuar edhe një dygolësh në kupë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: