Talentet shqiptarë vazhdojnë që të shpërthejnë në Europë dhe situata duket shumë premtuese për të ardhmen.
Një yll i ri po lind në Turqi dhe këtë herë bëhet fjalë për Berat Kalkan. Ky i fundit ka marrë vëmendje të madhe në të gjitha mediat, pasi realizoi një kryevepër. Sulmuesi 17-vjeçar ka qenë pjesë e të rinjve të Kasimpasas, ndërsa në ndeshjen e fundit të Kupës kundër Erzincaspor, trajneri zgjodhi që ta aktivizonte vetëm gjashtë minuta nga mbyllja e takimit.
Ky ishte debutimi me ekipin e parë të Kasimpasas dhe vetëm gjashtë minuta për të gjetur kryeveprën. Festimi do të ishte me shqiponjë dhe Kalkan zgjodhi që të shkonte te stoli i Kasimpasas.
Tiene 17 años y hoy debutó en el fútbol profesional con este golazo.
— Alejandro (@AleParra__) November 26, 2020
Habrá que anotar el nombre de Berat Kalkan (????????????????/2003).pic.twitter.com/DAENdzs900
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: