4 ndeshje pa fitore, Laçit i soset durimi/  Shkarkohet Armando Cungu?

4 ndeshje pa fitore, Laçit i soset durimi/ Shkarkohet Armando Cungu?

10:47, 26/11/2020

Tronditet sërish stoli i Laçit. Trajneri shkodran Armando Cungu, drejt divorcit përfundimtar me kurbinasit.

Humbja e djeshme ndaj Kukësit, dhe starti negativ me vetëm 3 pikë në 4 ndeshje e para, ka zhgënjyer tej mase drejtuesit bardhezi, të cilët kanë vendosur shkarkimin e Cungut. Thuajse gjithçka është e mbyllur mes palëve, teksa në orët e ardhshme pritet që shkarkimi të bëhet zyrtar, raporton Panorama. 

Kujtojmë që edhe disa javë më parë, pati një përplasje mes drejtuesve të Laçit dhe trajnerit Cungu, pas barazimit në sekondat e fundit ndaj Kastriotit. Por disfata ndaj Kukësit duket se i ka vënë vulën “divorcit”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco