Dora e Zotit/ Portieri që pësoi golin: Maradonës i mungonte...

Dora e Zotit/ Portieri që pësoi golin: Maradonës i mungonte...

10:35, 26/11/2020

Diego Maradona do të mbahet mend sidomos për golin e famshëm ndaj Anglisë, kur ai shënoi me dorë. Më vonë do të flitej shumë për Dorën e Zotit, por portieri që pësoi golin nuk e ka kaluar akoma traumën.

Në një shkrim në Daily Mail, Peter Shilton thotë se Maradona ishte i madh, por nuk ishte sportist i ndershëm.

“Ne menduam se ishim gati për Maradonën në atë ditë të vitit 1986 në Meksikë. Nuk kishim bërë asnjë plan special kundër tij. Thjesht do e shihnim kur vraponte dhe do e ndërprisnim për të mos e lejuar të afrohej. Për thuajse një orë, plani funksionoi,” shkruan ai.

“Askush nga ne nuk e priste atë që ndodhi. Si ishte e mundur? Ai më sfidoi me një top të lartë, të harkuar, por e dinte se nuk e kapte kurrë me kokë, kështu që e goditi me grusht. Një shkelje e qartë. Një mashtrim. Teksa u largua për të festuar, e ktheu kokën pas dy herë, sikur priste bilbilin e gjyqtarit. Ai e dinte se çfarë kishte bërë. Të gjithë e dinin- përveç arbitrit dhe anësorëve”.

“Disa kohë më vonë dolën foto të Maradonës me arbitrin në Tunizi. Ai po përqafonte arbitrin. Dhe po qeshnin. Si mund ta bënte arbitri këtë pas asaj që ndodhi?”

“Kjo gjë më ka përndjekur për vite. Nuk do të gënjej për këtë tani. Njerëzit më thonë se duhej ta kisha larguar topin pasi nuk mund të lejoja një lojtar të shkurtër të kërcente më shumë. Këto janë budallaqe. Ai nuk do e grushtonte topin nëse do e dinte se do e godiste me kokë. Kështu që jam mirë me këtë.

Por ajo që nuk më pëlqen është se ai nuk kërkoi kurrë falje. Asnjëherë nuk tha se kishte mashtruar dhe se i vinte keq. Në vend të kësaj shpiku shprehjen Dora e Zotit. Kjo nuk është e drejtë.

Duket se atij nuk i mungonte madhështia, por për fat të keq i mungonte sportiviteti”, shkruan ish-portieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco