Conte na tregon arsyen e humbjes së Interit përballë Realit

Conte na tregon arsyen e humbjes së Interit përballë Realit

09:50, 26/11/2020

Pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Real Madrid, trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se skuadra e tij e kishte të vështirë të reagonte pas pësimit të golit dhe kartonit të kuq.

Conte thekson se arsyeja e humbjes është diferenca që kishte Reali krahasuar me Interin.

“Kundër skuadrave si Real Madrid është gjithmonë e vështirë të luash, nëse më pas e nis duke pësuar gol dhe mbetesh me 10 lojtarë, atëherë bëhet një mal i vështirë për t’u kaluar”.

“Është parë diferenca mes nesh dhe atyre, por kjo nuk duhet të na demoralizojë, duhet të na bëjë të kuptojmë se ekziston një rrugë që duhet ta bëjmë me përulësi dhe të kuptojmë se ku është, pa u shpërqendruar nga zhurmat që vijnë nga jashtë”.

“Në ndeshjen e luajtur atje kemi qenë më agresivë. Është shumë e vështirë ta nisësh me një gol të pësuar dhe një të kuq, na ka prerë këmbët. Kemi reaguar mirë, nuk duhet ta harrojmë se luanim kundër Real Madrid dhe jo me një ekip çfarëdo”, tha Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco