VIDEO/ Nuk e quajtën kot ‘Djaloshi i Artë’, shijoni 10 golat më të bukur të Maradonës

VIDEO/ Nuk e quajtën kot ‘Djaloshi i Artë’, shijoni 10 golat më të bukur të Maradonës

19:18, 25/11/2020

E mërkura e 25 nëntorit 2020 do të mbahet mend si një nga ditët më të trishtueshme të historisë së futbollit, pasi sot u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare Diego Armando Maradona, shkruan Syri.net.

Maradona shkëlqeu në karrierën e tij, duke u bërë idhull i tifozëve jo vetëm në klubet ku luajti Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla, apo edhe tek Argjentina, por në mbarë botën.

Diego u quajt “El Pibe De Oro” (Djaloshi i Artë), teksa me lojën e jashtëzakonshme dhe me golat e tij ka lënë kujtime të paharrueshme.

Maradona shënoi në karrierën me klube 259 gola, ndërsa 34 me kombëtaren e Argjentinës, me të cilën fitoi Kupën e Botës në vitin 1986.

Në videon e mëposhtme mund të shihni 10 golat më të bukur të Maradonës.

/ Florian Behlula / Syri.net / 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco