Ndarja nga jeta e Maradona-s, reagon Messi: Ditë e trishtë, i kujtoj të gjitha momentet...

Ndarja nga jeta e Maradona-s, reagon Messi: Ditë e trishtë, i kujtoj të gjitha momentet...

19:15, 25/11/2020

Lajmi për ndarjen nga jetë në moshën 60-vjeçare të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, ka shokuar botën e futbollit dhe jo vetëm.

Mes mijëra futbollistëve që kanë reaguar për vdekjen e “El Pibe de Oro-s”, është edhe Lionel Messi.

“ Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë argjentinasit dhe futbollin. Ai na la, por do të jetë ende këtu me ne, sepse Diego është i përjetshëm. I kujtoj të gjitha momentet e bukura të jetuara me të dhe do të doja të përfitoja nga rasti për të dërguar ngushëllimet e mia për të gjithë familjen dhe miqtë e tij” Prehu në paqe!” shkroi Messi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco