Vdekja e Maradona-s, reagojnë klubet ku luajti 'El Pibe de Oro'

Vdekja e Maradona-s, reagojnë klubet ku luajti 'El Pibe de Oro'

18:54, 25/11/2020

Vdekja e tij shokoi gjithë sportdashësit, lojtarët dhe të gjitha klubet në mbarë botën. Lamtumirën e fundit i kanë dhënë edhe klubet me të cilat ai luajti si Barcelona, Napoli, Sevillia , Boca Juniors, si dhe Federata Argjentinase e Futbollit.

Më poshtë keni postimet e klubeve:

Postimi i Napolit, klubi i zemrës për Maradonan

 "Të gjithë i presin fjalët tona. Por cilat fjalë mund të përdorim për një dhimbje si ajo që po përjetojmë? Nuk është koha për fjalë, por për lot. Diego ".

Image

Postimi i Sevillia-s

Një hero për një vend të tërë dhe vetë futbollin. Një nga lojtarët më të mirë që ka hijeshuar lojën e futbollit dhe ne patëm fatin të të shijonim në Sevilla.

Diego Armando Maradona, përgjithmonë i përjetshëm.

Pusho në paqe.

Image

Postimi i Barcelonës

Faleminderit për gjithçka, Diego!

Image

Postimi i Boca Juniors

"Faleminderit përgjithmonë. Përgjithmonë Diego"

Image

Postimi i Federatës Argjentinase të Futbollit

“Federata e Futbollit të Argjentinës, përmes presidentit të saj Claudio Tapia, shpreh pikëllimin më të thellë për vdekjen e legjendës sonë, Diego Armando Maradona. Ju do të jeni gjithmonë në zemrat tona," ”, thuhet në reagimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco