Kukësi kërkon me Laçin fitoren e parë, formacionet zyrtare

Kukësi kërkon me Laçin fitoren e parë, formacionet zyrtare

16:36, 25/11/2020

Do të startojë në orën 16:45 sfida mes Kukësit dhe Laçit e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Verilindorët që këtë ndeshje drejtohen nga zv.trajneri Hallaçi, do të kërkojnë fitoren e parë në këtë sezon, i nisur jo mirë për nënkampionët.

Në krahun tjetër edhe kurbinasit e Cungut do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje.

Si Kukësi ashtu edhe Laçi vijnë në këtë takim pas barazimeve në javën e tretë.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Ymeri, Lulaj, Limaj, Taipi, Mateus Leiria, Ibrahimi, Gashi, Eze

Trajner: Rraman Hallaçi

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Rapo, Teko, Xhixha, Harmon

Trajner: Armando Cungu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco