Kategoria Superiore/ Teuta - Vllaznia, ja si rreshtohen skuadrat

Kategoria Superiore/ Teuta - Vllaznia, ja si rreshtohen skuadrat

16:38, 25/11/2020

Në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, luhet ndeshja midis Teutës dhe Vllaznisë,  e vlefshme për xhiron e 4-t në Kategorinë Superiore.

Shkodranët vijën në këtë ndeshje me moralin e lartë, pas fitores në shtëpi ndaj Tiranës me rezultatin 3-2. Kuqeblutë udhëheqin kampionatin me pikë të plota në 3 ndeshje të luajtura. Nga ana tjetër Teuta do të kërkojë gjithashtu të ndalë shkodranët dhe të marri fitoren, pasi që në fillim janë ndërtuar për titullin kampion.

Të durrsakët mungon për arsye disiplinore Lorenco Vila, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Teutës.

Nga ana tjetër Vllaznia luan me të njëjtin formacion ashtu si ndaj Tiranës.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco