Partizani është rikthyer tek fitorja.
Të kuqtë mposhtën me rezultatin 3-0 skuadrën e Apollonisë në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Kategorinë Superiore.
Goli i parë i takimit u realizua në minutën e 42’ nga Eneo Bitri i cili dërgoi të qetë skuadrën e tij në pushimin midis pjesëve.
Në minutën e 58’ Partizani shënon golin e qetësisë me Bradhin, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Kote, ia del ta dërgojë topin në rrjetë me kokë. Goli i tretë i takimit vjen 9 minuta nga fundi. Idrizaj pas një pasimi perfekt të marrë në krahun e djathtë nga Mala, gjuan fort dhe e ndal topin në rrjetë.
Me këtë fitore Partizani pozicionohet në vendin e 3-të me 7 pikë të grumbulluara.
Ja rezultatet në 2 sfidat e tjera të ditës së sotme:
Tirana 0-0 Bylis
Skënderbeu 1-2 Kastrioti
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: