Besa Famgas përballet me skuadrën Borac në raundin e tretë

Besa Famgas përballet me skuadrën Borac në raundin e tretë

11:33, 25/11/2020

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, do të përballet me Boracin e Banjallukës në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të mërkurën.

Ndeshja e parë luhet më 12/13 nëntor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës. 

Besa Famgas ka shkëlqyer në raundin e dytë të Kupës Evropiane, duke shënuar dy fitore të thella ndaj Bosna Visoko, skuadrës tjetër boshnjake. Të dy ndeshjet ishin luajtur në Pejë.

Besa Famgas ka pretendime për të shkuar përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco