U luajtën 2 nga 8 ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.
Chelsea dhe Sevillia arritën të fitonin në “frymën e fundit”, respektivisht ndaj Rennes dhe Krasnodar, duke siguruar dhe biletën për në 1/8 e këtij kompeticioni.
Si “Blutë e Londrës, ashtu edhe andaluzianët triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj kundërshtarëve të tyre.
Miqtë e siguruan kualifikimin në momentet e fundit të ndeshjeve. Oliver Zhiru i dha trepikëshin ekipit të Lampardit në minutën e 90-të, kurse ish-lojtari i Barcelonës Munir El-Hadadi bëri detyrën 60 sekonda para mbylljes së krejt takimit me rusët e Krasnodarit.
Chelsea dhe Sevillia kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa vendi i parë në grupin E pritet të vendoset në përballje direkte mes tyre.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: