Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ FSHF i vendos ultimatum Tiranës

Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ FSHF i vendos ultimatum Tiranës

20:09, 24/11/2020

Komisioni i Disiplinës i ka vendosur ultimatum klubit të Tiranës për të shlyer financiarisht ish-trajnerin e bardhebluve, Ardian Mema.

Në seancën e fundit të këtij organi të FSHF-së, kampionët e Shqipërisë duhet të paguajnë rrogat e prapambetura të Memës.

Klubi i Bylisit paralajmërohet që brenda 30 ditëve të shlyejë detyrimin financiar ndaj Vllaznisë për futbollistin Eridon Qardaku.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KSSH Veleçiku, Suad Bega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF Butrinti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

4. Zyrtari i KF Naftëtari, Adriatik Kanani, për provokim të publikut duke ofenduar spektatorët, në bazë të Nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

5. Lojtari i SHS Përmeti, Alvaro Merko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. FK Memaliaj, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

7. Lojtari i Shkëndija Tr. U-19, Flori Maçi, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ledjo Dute, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i Football Republic U-17, Jurgen Bakalli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Butrinti U-19, Indrit Sejko, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Arielo Gegaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FC Besa U-15, Kevin Hoxha, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF Laçi U-15, Nikola Pepa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. FC Besa U15, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

15. Lojtari i FK Dinamo U-21, Kevin Fetishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

17. Pranimin e kërkesës së KF Shkodra. KF Bylis, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19 datë 30.01.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të Nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimin.

18. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardian Mema. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimeve nr.22 datë 07.07.2020 dhe nr. 22/1 datë 08.09.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimet.

19. Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Stavro Bidika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

21. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Eduard Zhupa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco