Formacionet zyrtare/ Juventus - Ferencvaros, Uzuni përballë Ronaldo-s

Formacionet zyrtare/ Juventus - Ferencvaros, Uzuni përballë Ronaldo-s

20:03, 24/11/2020

Në orën 21:00, në “Allianz Stadium” të Torinos, do të luhet sfida mes Juventus dhe Ferencvaros, e vlefshme për javën e 4-rt të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Juventus shihet favorite në këtë takim dhe tri pikët janë detyrim për ta. Megjithatë ky takim është i veçantë për tifozët shqiptar, pasi në fushë nga minuta e parë për skuadrën hungareze, do të shohim sulmuesin kuqezi, Myrto Uzuni, i cili do të ketë përballë idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.

Andrea Pirlo ka preferuar të bëjë disa ndryshime në këtë ndeshje, duke hedhur në fushë nga minuta e parë, Paulo Dybalan dhe duke lënë në stol Alvaro Morata. Në mungesë të Chiellini-t, Bonucci-t dhe de Ligt, teniku italian ka vendosur në qendër të mbrojtjes brazilianin Danilo.

Gjithashtu edhe trajneri i Ferencvaros, Sergiy Rebrov, ka preferuar të bëjë disa ndryshime në formacion. Ndryshe nga herët e tjera ai ka hedhur në fushë një formacion 5-2-3, duke lënë në stol disa prej titullarëve.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco