Shtyu shokun e skuadrës për të mbrojtur Alioskin, Xhaka u mbyll gojën kritikëve me foton e fundit

Shtyu shokun e skuadrës për të mbrojtur Alioskin, Xhaka u mbyll gojën kritikëve me foton e fundit

19:31, 24/11/2020

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka tregon se nuk ka asnjë problem mes tij dhe Kieran Tierney pas incidentit të së dielës në ndeshjen ndaj Leeds United (0-0).

Në fund të ndeshjes u regjistrua në episod mjaft i veçantë mes Kieran Tierney, Granit Xhakës dhe shqiptarit nga Maqedonia të Leeds, Ezgjan Alioski.

Gjatë ndeshjes Nicolas Pepe goditi me kokë Ezgjan Alioskin. Arbitri kryesor pa në VAR se çfarë kishte ndodhur dhe i tregoi të kuqen afrikanit, me ekipin e Mikel Artetës që mbeti me një lojtar më pak. Kieran Tierney nuk e priti mirë veprimin e Alioskit dhe shkoi t’i kërkonte llogari në fund të takimit.

Image

23-vjeçari ishte i acaruar dhe u nis tërë mllef drejt lojtarit të Leeds United. Pranë Alioskit gjendej një tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ky i fundit e shtyu shokun e tij të skuadrës, duke evituar përplasjen. Tierney nuk po e mbante vendi, por u largua pas këmbënguljes së Xhakës dhe pjesës tjetër të skuadrës.

Ky veprim i yllit nga Kosova ka marrë komente të shumta në Angli, teksa ashpër ka folur Martin Keoën, një ish-mbrojtës i Arsenal dhe legjendë e klubit londinez. 54-vjeçari në këtë rast kritikon Xhakën sepse mendon se mesfushori duhet të mbronte Tierney dhe jo ta shtynte për të mos shkuar drejt Alioskit.

Image

Por Xhaka e ka bërë të qartë se gjithçka është mirë mes tij dhe Tierney. Dyshja u ul pranë njëri-tjetrit në aeroplanin për në Norvegji këtë të martë pasdite përpara ndeshjes të së së enjtes në Ligën e Evropës kundër Molde.

Xhaka postoi një fotografi, ku shihej së bashku me Tierney duke buzëqeshur. “Bashkimi i mëngjarashëve! Asnjë problem”, shkruan Xhaka në “Facebook”.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco