VIDEO/ Sulmuesi i Shpresave i shënon Hajdukut në Kroaci

VIDEO/ Sulmuesi i Shpresave i shënon Hajdukut në Kroaci

18:56, 24/11/2020

Indrit Tuci po kalon një formë shumë të mirë, teksa ditën e sotme ka arritur të gjejë edhe golin me Lokomotivën e Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në minutën e 56-të ndaj Hajdukut të Splitit, duke barazuar rezultatin në 1-1, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh me anë të Caktas në minutën e 12-të.

Tuci përfiton nga një top i mbetur në zonë pas gjuajtjes së Tahirajt dhe nuk mendohet dy herë për ta gjuajtur dhe e ka ndalur në fundin e rrjetës.

Megjithatë goli i sulmuesit të Shpresave nuk e ndihmoi Lokomotivën të marrë të paktën një pikë, pasi Caktas shënoi golin e 2-1 për Hajdukun në minutën e 90-të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco