Pas komenteve të xhaxhait dhe ish-agjentit të tij, Griezmann flet për marrëdhënien me Messi-n

Pas komenteve të xhaxhait dhe ish-agjentit të tij, Griezmann flet për marrëdhënien me Messi-n

18:13, 24/11/2020

Antoine Griezmann ka hedhur poshtë idenë se ekziston një përçarje mes tij dhe shokut të ekipit tek Barcelona , Lionel Messi , duke thënë se ai nuk kishte asnjë lidhje me komentet e fundit në lidhje me kapitenin e klubit nga xhaxhai dhe ish-agjenti i tij.

Në fillim të këtij muaji, ish-agjenti i Griezmann, Eric Olhats tha se Griezmann-it i është bërë e vështirë përshtatja te Barça, për shkak se Messi kontrollon gjithçka në klub, ndërsa xhaxhai i sulmuesit tha se ishte e vështirë të luash në të njëjtën skuadër me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Messi u përgjigj javën e kaluar, duke thënë se ishte i lodhur duke qenë problemi i gjithçkaje në klub, duke e “detyruar” Griezmann të thyente heshtjen dhe të fliste mbi këtë çështje, që ngjalli mjaft debate.

“Unë thashë në prezantimin tim me Barcelona-n se nuk doja të flisja jashtë, por në fushë, por mendoj se është koha për t’i vendosur gjërat në vendin e tyre. Unë kam qenë duke duruar gjëra dhe komente për një kohë të gjatë dhe thashë mjaft.

Unë ndalova të kem një raport me të që nga dita kur u martova. Në ditën e dasmës time e ftova dhe ai nuk erdhi, prandaj ndalova të kem një marrëdhënie me të. Ish-menaxheri flet sepse ashtu si babai im dhe motra ime nuk flasin për shtypin, ata e thërrasin atë. Por Leo e di që unë kam shumë respekt dhe admirim për të.  Xhaxhai im nuk e di se si funksionon futbolli. Dhe në fund, gazetari përfundoi duke ia marrë fjalinë. Unë i thashë Leos që kurrë nuk flas me ta, në fakt unë madje as nuk e kam numrin e telefonit të xhaxhait tim”, ka thënë Antoine Griezmann.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco