Çfarë po ndodh me Strakoshën? Nuk po i ndahet makthi i COVID-19

Çfarë po ndodh me Strakoshën? Nuk po i ndahet makthi i COVID-19

17:24, 24/11/2020

Makthi “COVID-19”, nuk merr fund për portierin Thomas Strakosha, i cili qëndron jashtë fushave prej një muaji, pasi kishte rezultuar pozitiv.

Katër ditë më parë lojtari mori lajmin e mirë se rezultoi negativ ndaj virusit dhe ishte gati të bashkohej me Lazion, por sipas “ANSA” makthi nuk ka marrë fund për portierin.

Thuhet se pas ekspertizave të kryera së fundmi për tamponët e Lazios, Strakosha është ende pozitiv me Koronavirus.

Gjithashtu thuhet se në tamponët e kryer më 6 nëntor, lojtari kishte rezultuar negativ.

Një lajm i keq ky për futbollistin shqiptar, që vjen pak para ndeshjes së Lazios ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë nga ekspertiza e tamponëve te Lazio, Imobile dhe Lukas Leiva kanë dalë negativë përfundimisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco