Reali me mungesa kundër Interit, Conte: Ky fakt më bën të qesh

Reali me mungesa kundër Interit, Conte: Ky fakt më bën të qesh

16:38, 24/11/2020

Antonio Conte ka një finale me Interin e tij në mbrëmjen e nesërme, teksa presin në shtëpi Real Madridin.

Një disfatë do të bënte që zikaltrit të ishin pranë eliminimit në grupet e Champions, ndërsa barazimi sërish do i mbante gjërat e ndërlikuara.

Ndaj, fitorja është rruga e vetme, teksa trajneri Conte në konferencë për shtyp ka theksuar se duhet t’ia dalin.

“Për ne është një finale, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Por, nëse kemi dëshirën mund t’ia dalim dhe se mund të bëjmë mirë e treguam në ndeshjen e parë. Mund të luajmë mirë me përulësi dhe përqendrim. Duhet të fitojmë.

Mungesat e Realit? Duke parë organikën, nuk mendoj se Reali mund të qahet në këtë anë. Kanë sërish në organikë lojtarë të fortë, fakti që flitet rreth mungesave më bën të qesh.

Gjëja më e rëndësishme për t’u bërë nesër? Të kërkojmë të fitojmë dhe të marrim një rezultat të mirë. Nuk mendoj se ka zgjedhje tjetër, mbeten edhe tre ndeshje e mendoj se për t’u kualifikuar duhen shtatë pikë, në mos duhen fituar të tre ndeshjet.

Vazhdoj të mendoj se ky i joni është grupi më i vështirë, duke parë paraqitjet tona them se meritonim më shumë pikë. Por, nëse nuk i kemi do të thotë që ta shohim njëri-tjetrin në sy dhe të përmirësohemi”, u shpreh Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco