Qazim Laçi asist në Francë, mesfushori kuqezi protagonist i Ajaccios

Qazim Laçi asist në Francë, mesfushori kuqezi protagonist i Ajaccios

23:03, 23/11/2020

Pas performancës mjaft të mirë me Kombëtaren, mesfushori Qazim Laçi ka qenë protagonist edhe në ndeshjen e kampionatit francez të zhvilluar ditën e sotme.

Futbollisti dibran kontribuoi me asist në barazimin 2-2 që skuadra e tij Ajaccio arriti në transfertë ndaj Guingamp.

Në minutën e 22-të, Laçi shërbeu saktë për futbollistin Nouri, i cili gjeti golin e avantazhit.

Kur u mendua se skuadra e shqiptarit do të dilte nga kjo transfertë me 3 pikë të arta, vendasit barazuan shifrat në minutën 90+2, duke ndarë kështu pikët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco